Kërcënohet Beni Kizolli
Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli.Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar përmes telefonit nga dy persona të dyshuar në lidhje me disa prona të cilët i kanë pasur te zona industriale në Prizren.Të njëjtit, siç ka mësuar Sinjali, gjenden me qëndrim të përkohshëm në Itali dhe Policia e ka pasur të pamundur kontaktin me ta. /Gazeta Sinjali/