Kërkesa e ndërkombëtarëve për targat, Kurti: Për këtë do të flas pasdite nga Qeveria 
Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare.Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”, ka deklaruar kryeministri, raporton eo.“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”, ka shtuar tutje.Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë.