KERKESE PUBLIKE NGA OJQ KONSUMATORI,
Propozimi i Ministrisë së financave dhe Vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e normës së akcizës, për disa lëngje ” nga pemët “, ose ” denominimi ” për 10 herë (?!) mendoj se nuk është veprim i menduar mirë, profesional as i kujdesëshëm.
Ulja e akcizës mendoj se profesionalisht i dëmton prodhuesit por edhe qytetarin konsumator i cili në shkallën / normën e akcizës e ka pasur një indikator mbrojtës për llojin e lëngut dhe përqindjen e pranisë reale të ekstraktit të pemës në lëngun e ofruar për shitje e konsum.
Disa nga prodhuesit ankues e tradhtuan vehten e tyre edhe me pjesëmarrjen në shumë gara akcionesh nëpër markete për mbështetjen / shtytjen / rritjen e shitjes – me promovime goxha ” agresive “. Në këto ” agresivitete ” ata ofruan lëngje edhe me mbi 30 % ulje çmimesh. Ky 30 %-shi është për afro 7 herë më i lartë se akciza e propozuar për anulim ?!
Eshtë mirë dhe e nevojshme të dihet paraprakisht se:Ministria e financave dhe Qeveria e Kosovës:
– I kanë konsultuar standardet;
– U morrën parasyshë çmimet nga aksionet. Ishin ose jo këto çmime indikator i mjaftueshëm për margjinat / përfitimet në çmim;
– U kosultuan qytetatrët konsumatorë taksapagues gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës, Buxhet të cilin e menaxhoni dhe nga i cili finansoheni / paguheni;
Le të rikujtohemi:
– Akciza ishte në funksion të prodhimit të lëngjeve sa më cilësore, me sa më shumë ekstrakt / përbërës pemësh në to ( mundësisht pemësh / frutash vendore ?! ).
– Akciza ishte në funksion të prodhimit e ofrimit të lëngjeve me sa më pak aditive, emulgatorë, ngjyra, ëmbëlsues artificialë…kimikate të ndryshme – zëvendësues të pemës / frytit nga i cili do të duhej prodhuar. Pjesa jofrutore i shtohej lëngjeve për të ulur koston e prodhimit e për t i rritur përfitimet e prodhuesit dhe të shitësit – por jo për të mbrojtur qytetarin konsumator taksapagues;
Ky emër ( LENG PEMESH / FRUTASH ). ndodhet i vendosur në të gjitha prodhimet e lëngjeve: Kudo shkruhet / reklamohet / ofrohet si LENG PEMESH, dhe askund nuk shkruan se është lëng aditivesh, ngjyrash, ëmbëlsuesish… artificialë / kimikatesh. Ky vendim tani do t i sjellë prodhuesit e lëngjeve në konflikt të thellë me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit ( me ” sponzorizimin ” e MF e të Qeverisë ?! ) sepse emërtimi LENG PEMESH me më pak se 50 % pemë / fruta është mashtrim dhe inspektorati ka të drejtë t i gjobisë të gjjthë prodhuesit e ” lëngjeve ” të tilla ?!
– Akciza nuk ka qenë gjobë ndaj prodhuesve por stimulues për prodhime cilësore. Prodhimi cilësor hapë rrugë për tregje të reja e rritje prodhimi;
– Akciza ishte parametër, masë, mekanizëm i krijimit të kushteve të barabarta të ekonomizimit / prodhimit / pjesëmarrjes në treg të të gjithë prodhuesve / ofruesve të prodhimeve – edhe të lëngjeve. Tani, i bie se, kemi prodhues të favorizuar;
– Akciza ishte masë / mekanizëm mbrojtës për ekonominë e prodhuesit, për tregun, bizneset…e më së shumti për shëndetin dhe jetën e qytetarit konsumator taksapagues;
– Akciza i ka mbrojtur edhe foshnjat e lehonat, të sëmurit, personat me nevoja të veçanta, të moshuarit…të gjithë qytetarët konsumatorë taksapagues të ndikueshëm / alergjikë ndaj lëngjeve surrogate;
– Akciza e ka larguar përgjegjësinë për pasojat eventuale edhe të Qeverisë, MF-së, prodhuesve. shitësve…;
– Akciza ishte masë / mekanizëm i mirë i mbrojtjes e rritjes së konkurrueshmërisë mes prodhuesve të lëngjeve dhe prodhuesve të ” lëngjeve “, duke e mbrojtur edhe tregun dhe qytetarin konsumator;
– Akciza ishte edhe në funksion të parandalimit / mbrojtjes nga pandemia CoronaVirusi COVID 19 sepse shëndeti i qytetarit konsumator taksapagues ruhet e mbrohet duke ia rritur imunitetin me lëngje cilësore, multivitaminoze -pa kimikate;
Prodhuesit e lëngjeve natyrale, anise me çmime deri në 5 herë më të larta, nuk u ankuan edhe aq. Përkundrazi gjetën treg edhe jasht Republikës së Kosovës. Ata duhet stimuuar edhe për arsye se prodhojnë lëngje nga frutat / pemët vendore ?!
Po e shoh të arsyeshme që t ia rikujtoj MF-së dhe Qeverisë se norma e akcizës është paguar nga blerësi i fundit – nga qytetari konsumator taksapagues. Nuk ishte pagesë e drejtëpërdrejtë nga prodhuesi as nga shitësi-përveçe nëse është…
Pra, akciza nuk ishte / nuk është barrë për prodhuesin as për shitësin. Ishte ” barrë ” për qytetarin konsumator taksapagues. Së këndejmi, mendoj se të gjithë: Prodhuesit, shitësit e asociacionet e tyre, MF-ja e Qeveria…e kanë gabuar adresën ?!
Ndaj, i drejtohem me KERKESE PUBLIKE Komisionit për Buxhet e Transfere të Kuvendit të Kosovës, në veçanti Kryetares së Kuvendit të Kosovës zonjës Vjosa Osmani – Sadriu, që propozimin në fjalë ta rrefuzojnë !
Selatin Kaçaniku & OJQ KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë.