KËSHILLI BASHKIAK SHPALL DR. AFRIM AVDAJ “QYTETAR NDERI”

     Për punën dhe  përkushtimin e tij në profesion sot Këshilli Bashkiak i Kukësit e shpalli ‘’Qytetar Nderi’’ Dr  Afrim Adaj, Dr  Afrimi me punën e tij  prej drejtorit të spitalit të  përgjithshëm në Prizren dhe prej mjeku dhe  humanisti   tregoi  një  kujdes të  jashtëzakonshëm   për qytetarët  gjatë pandemisë, kurse  po kaq  kujdes  ai tregoi edhe  për  banorët e  e veriut të  Shqipërisë, Duke pa  gjithë këtë përkushtim ,sot, ai  u nderua  me çmimin më të lartë që  e ndanë  ky qytet. Kurse  vete dr Afrim Avdaj  shkroi ‘’Falënderoj kryetarin e Baskisë Kukës, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe bashkëqytetarët e mi të Qarkut të Kukësit, për dhënien e çmimit “Qytetar Nderi”.