Këshilli I Bashkësisë  Islame në Prizren ka shtruar iftar të  përbashkët për instiucione e shumë mysafirë.

                            Këshilli I Bashkësisë  Islame ka shtruar iftar të  përbashkët me nënpunësit fetar  e administrativ të KBI në Prizren ,organizim për nder të Muajit të madhërishëm të  Ramazanit në mjediset e restorant “Nafron’’-it në  praninë edhe të shumë  mysafirëve e ku ishte edhe kryetari i komunës së  Prizrenit  Shaqir Totaj, me bashkëpunëtorë si dhe  mysafirë nga Myftenia e  Shkodrës ,e Bosnaja rektori i UPz  Mentor Alishani, përfaqëuesë të  FSK  policisë  hoxhallarë të shumëtë  e shehlerëve nga  Hasi e të tjerë, Fillimisht të pranishmit i ka  përshendetur kryetari i Bashkësisë Islame ne  Prizren Valon ef  Ibrahimi I cili me këtë rast  tha se  ky muaj  është  një muaj  me lidhshëmrisë me Zotin dhe  urojë një  iftar të këndhëshëm. Të  pranishmit i ka përshëndetur kryetari I komunës Shaqir Totaj, I cili  përshendeti të pranishmit nga  Shqipëria  e nga Bosnja Jemi në muajin e shenjtë të Ramzanit I cili kërkon sakrificë e tolerancë  dhe  këtë muaj ta kalojmë para së  gjithash të themi se na duhet tolerancë e mirëkuptim.

Përfaqësuesi I Myftenisë së  Shkodrës duke përshëndtur  të  pranishmit e këtij iftari.Keni përshëndetje nga Myftenia e Shkodrës  dhe  gjithandaj  Shqipërisë. Nuk na ndanë as kufiri as  largësia ,ne I bëshkojmë  zemrat, Prizreni dhe Shkodra janë  të së njëjtës rrënjë. Uji ndanë  brigjet por. zemrat I bashkon, Shkodra dhe  Prizreni janë dy brigje të së njejtës  dashuri.tha  ai.

Iftari ishte një takim  I përbashkët  dhe  kaloi në një  frymë  shumë  bujare mikëpritëse.