Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në takimin e sotëm njoftuan lidhur gjendjen e sigurisë  dhe  për qentë endacak dhe lypsarët dhe strategjinë në shkolla.

            Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, sot ftuar nga  kryetari Shaqir Totaj, patën 7 pika të rendit të ditës, fillimisht Kryetari,Totaj  duke hapur këtë takim ,përshëndeti dhe falënderoi për punën një vjeçare, duke premtuar se  bashkërisht  presim të punojmë edhe më shumë  Lidhur me informatën nga policia e Kosovës dhe vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit për periudhën gusht-dhjetor raportoi  Xhevdet Mrasori,duke potencuar se  në komunën e Prizrenit  . duke raportuar  lidhur me  stacionin ku menaxhon  pohoi se  kemi gjendje të qete dhe stabile. Pastaj  ofroi shifra që  ka pasur  brenda kësaj  periudhe  ka pasur  47 incidente, incidente  në  trafik janë regjistruar 526 aksidente  me dëmtim dhe dëme materiale Pastaj,  raportoi edhe faktin se  nuk ka pasur asnjë vrasje, ne do të ofrojmë  siguri më të madhe Kurse nga  stacioni veriut u raportua  se  aspekti i sigurisë ka qene  e qetë  dhe e mirë në  gjithë  komunën e Prizrenit duke thënë se  jemi rasti më i  mirë në Kosovë.

Drejtori Çelë Lamaj, kërkoi edhe nga  qytetarët, që të  shtojnë kujdes , për të ikur nga  gjobat, pasi që  dihet se gjendja ekonomike është e vështire dhe plus  gjobat e rëndojnë  buxhetin familjar.

Lidhur trajtimin qenve endacak  dhe masat preventive të marra në  Prizren raportoi drejtor Bexhat Bytyçi,duke u bazuar mbi ligjin e veterinarisë, kemi  nënshkruar një  kontratë  për trajtimin e përkohshëm të qenve  endacak  kontrata është 3 vjeçare dhe përfshin kontrollin e 3400 qeneve endacak. Ne tashmë  kemi nënshkruar edhe kontratën   për një strehimore të qenve endacakë. 

Informacion nga DKA për të pranishmit  dha  Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj foli për përfundimin e  gjysmëvjetorit që  përfundo ne kushte optimale. Falënderoi  edhe policinë. Kurse  siguria  ka qene e kënaqshme, DKA në Prizren ka nevojë  për një strategji për shkolla dhe  për sigurinë në shkolla. Duke ofruar edhe detaje t  kornizës ligjore për institucionet shkollore.

Drejtoresha për emergjencë  Ramize Shala falënderoi drejtoreshën  për sigurinë që ka menduar edhe lidhur raste  e ndonjë zjarri, Andaj e falënderoi drejtoreshën

Për pikën e trajtimit të lëmoshë kërkueseve dhe fëmijëve që keqpërdoren si lypsar në  rrugët tona, dhe për masat preventive të ndërmarra, foli drejtoresha Kumrije Krasniqi Bytyçi. Tha se ne   si  sektor   bashkë më policin  e Kosovës   bëjmë  identifikimin dhe  për raste   vazhdojmë  trajtimet në Qendrën për Punë  Sociale  i mbajmë edhe tashmë   kemi 246 raste ne si qendër që i kem i trajtuar. Pastaj njoftoi edhe  format që i bëjnë  në aspektin  ndihmës  për këto raste. Mybexhele Zhuri kërkoi një  përfaqësues të caktohet  për të drejtat e fëmijëve  pasi që është  fushë e gjerë, kurse caktimi i një  përfaqësuesi është edhe  obligim ligjor, për të cilën kryetari  Totaj, pranoi se  duhet  pasur kujdes të zbatohen rastet e  këtilla. Nehat Vehapi  u inaugurua, duke  falënderuar edhe  për  iniciativat komunale. Pastaj edhe anëtrë të tjerë të Këshillit  dhanë sugjerimet e tyre. Bexhat Bytyçi  njoftoi  lidhur me gjuetinë që gjuetia është ndaluar në komunën  e Prizrenit pasi lënda është ende në gjykatë. Lidhur me parkingun tek selia e shtëpisë së bardhë kryetari njoftoi se  do të ketë  ndërtim të një  parkingu dy kësaj. Drejtori Lamaj ky parking do të lirohet  më shumë për bashkatdhetarët tanë që tashmë priten të kthehen. Drejtori Lamaj sqaroi  edhe për hapësirën tek objekti i ish ‘’Lirisë’’  ku është rrënuar.