Këshilli Profesional, i Spitalit në Prizren, dhe drejtori ekzekutiv , MSc. Osman Hajdari, prezantoi Planin 100-ditor të punës

Spitali i Prizrenit prezanton planin 100-ditor dhe projektet strategjike për vitin 2026

Të hënën, në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, u mbajt takimi i Këshillit Profesional, ku drejtori ekzekutiv i institucionit, MSc. Osman Hajdari, prezantoi Planin 100-ditor të punës dhe projektet strategjike për vitin 2026.

Në takim morën pjesë kryesuesja e Këshillit Profesional, Dr. Fatmire Braha, anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Shefki Xharra (UD drejtor mjekësor), Burbuqe Gashi (UD drejtoreshë e infermierisë) dhe Lumrim Murtezaj (UD drejtor i administratës dhe shërbimeve të përbashkëta) – si dhe shefat e reparteve, kryeinfermierët dhe udhëheqësit e njësive spitalore.