Kështu do të mund të ofrohej liria me kusht për të akuzuarit nga Specialja

0

                                             Kosova nuk mund të ofrojë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim të Tribunalit të Hagës, derisa Gjykata Speciale nuk e kërkon një garanci nga institucionet shtetërore. Janë shtetet e treta të cilat mund ta ofrojnë këtë.I gjithë procesi dy-mujor, që nga 31 prilli, kur është marrë vendimi për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, mbrojtja e të akuzuarve deri më 30 qershor duhet të marrin iniciativë për të kontaktuar shtetet të cilat janë të gatshme për të ofruar një garancion që mund ta kërkojë Specialja në vendimin e radhës.As kryeministri Albin Kurti e as presidentja Vjosa Osmani, nuk mund të ofrojnë garanci në gjykatën që funksionon në juridiksion të Republikës së Kosovës. Mund ta bëjnë vetëm nëse obligohen nga Specialja.Këtë e thotë për Gazetën Online Insajderi, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, sipas të cilit institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë në përpikmëri masat e urdhëruara nga Gjykata.“Nëse Gjykata Speciale iu zëvendëson masën e sigurisë krerëve të UÇK-së, prej masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak, natyrisht se do të obligohen institucionet e Kosovës që të zbatojnë me përpikëri masat e urdhëruara nga Gjykata”, ka thënë Qerkini, i cili flet edhe për mundësinë e dhënë nga kjo Gjykatë që shtete të treta mund të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve.Sipas Qerkinit, shtetet të cilat janë të gatshme, duhet të tregojnë se çfarë garancish ofrojnë “sepse institucionet e tyre nuk pranojnë urdhra nga Gjykata Speciale, ngase ajo në aspektin juridik nuk është gjykatë ndërkombëtare por Gjykatë e Kosovës”.

Që procesi të arrijë deri në garancinë që mund të ofrojë një shtet i tretë, mbrojtja e të akuzuarve duhet të iniciojë bisedime eventuale me shtetet të cilat e përkrahin punën e Gjykatës Speciale.Avokati Tomë Gashi thotë se gjykata zyrtarisht nuk do të kërkojë nga ndonjë shtet tjetër, avokatët mund të paraqesin këtë kërkesë në secilin afat ligjor para se gjykatësi ta shqyrtojë masën e paraburgimit.“Duhet iniciativa që të jetë prej avokatëve mbrojtës, të cilët mund të gjejnë kontakte eventuale me shtetet e fuqishme, me shtetet që fillimisht e përkrahin punën e Gjykatës Speciale, jo ato shtete eventuale që janë kundër dhe pastaj të kërkohen garancione të tilla që iu kërkohet që ish-krerëve të UÇK-së t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër, mund të jetë arrest shtëpiak, e që shteti më pas të garantonte fillimisht sigurinë e tyre, ka thënë Gashi për redaksinë.Një ndër vendet që formalisht mund të garantojë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK-së do të mund të ishte edhe Shqipëria, por në bazë të pretendimeve të aktakuzës së Prokurorisë Speciale që i ka dërguar në Gjykatë, aty supozohet se krimet e caktuara kanë ndodhur edhe në Shqipëri, andaj avokati Gashi dyshon se Shqipërisë do të mund t’i besohej siguria e të akuzuarve.I pyetur se cilat janë garancitë të cilat duhet të ofrohen nga shtetet e treta, Gashi tha se ato garancione duhet të ofrohen në bazë të kërkesës, të cilën avokatët e bëjnë dhe që gjykata i aprovon, pastaj Gjykata Speciale do të kërkojë kushte specifike, andaj një shtet i tretë, si SHBA-të, Gjermania, Anglia, apo cilido shtet mik i Kosovës, “nuk mundet vetvetiu të ofrojë garancione pa qenë të kërkuara prej Gjykatës dhe pa qenë të specifikuara”.Se Qeveria e Presidenca nuk mund të ofrojnë garancione të tilla pa i kërkuar fare Gjykata, e thotë edhe Gashi, i cili thekson se një gjë e tillë do të nënkuptonte se po bëhet ndërhyrje në punët e gjykatave të vendin.“Këtë gjë kryeministri Kurti nuk do të duhej në asnjë variant ta bënte, por njësoj edhe presidentja Osmani, sepse kjo do të ishte një autogol dhe do të ishte një ‘boomerang’ në tentimin e ndërhyrjes juridike gjë që do t’i dëmtonte të gjithë të akuzuarit që gjenden në Hagë”, tha ai.“Meqenëse kemi të bëjmë me një Gjykatë të Kosovës, nëse kjo gjykatë kërkon zyrtarisht garancione të caktuara nga Kosova, Qeveria e Kosovës apo nga cilido institucion i Kosovës, atëherë Qeveria Kurti gjithsesi do ta bëjë dhe kushtet e caktuara do të përmbushen, qoftë ato që të akuzuarit në Hagë të jenë nën përcjellje të policisë sonë në bashkëpunim me policinë e EULEX-it apo me policinë speciale të vetë Prokurorisë Speciale në Hagë”.Pothuajse të njëjtin qëndrim për Insajderin e shpreh edhe këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili thotë se çështjen e garancës e ka përmendur njëri prej gjyqtarëve, të cilit nuk i është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara.Kupina thotë se Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, “nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.Gjatë së dielës u raportua se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë që të mbrohen në liri, por që më pas presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka demantuar shkrimet në media se ai e ka ofruar këtë garanci në Hagë.Milanoviq thënë se një gjë e tillë nuk është në kompetencat e tij dhe është e pamundur të jap garanci.“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *