Kështu e parasheh qeverisjen e Shaqir Totajt,juristi i dip. Afrim B. Rada
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të mbajtura më 17. tetor 2021 dhe më pas balotazhi për kryetar komune më 14. nëntor 2021 sollën ndryshime në qeverisjen me komunën. Kryetari i mëparshëm z.Mytaher Haskuka nga LVV u zëvendësua nga Shaqir Totaj i PDK – s. Mesazhi për ish kryetarin z. Mytaher Haskukën në vitin 2017 , në plotni vlen edhe në vitin 2021 për kryetarin aktual z. Shaqir Totaj. Z. Shaqir Totaj është shpresë për një qeverisje më të mirë dhe është në fazën e dëshmimit të besimit të dhënë nga qytetarët për qeverisje me komunën e Prizrenit. Me përfundimin e mandatit , në zgjedhjet e ardhshme lokale, sovrani do të vlerësojë se a ishte zgjedhje e qëlluar dhe zgjidhje për Prizrenin. Fitorja në mandatin e dytë do të arsyetojë besimin e qytetarëve në mandatin e parë . Në të kundërtën do të vlerësohet si dështim, dështimi sjellë zhgënjimin , zhgënjimi rezulton me ndëshkim për mandatin e dytë por edhe pendim për besimin e dhënë për mandatin e parë qeverisës. Kryetari i Komunës z. Shaqir Totaj fillimisht duhet të përmbushë detyrimin që ka çdo zyrtar shtetëror. Sigurimin e drejtësisë. Shteti ndërtohet mbi themelet e drejtësisë. Nëse arrin të sigurojë drejtësi për të gjithë në të gjitha sferat do të jetë një leksion shumë i mirë politik për skenën politike duke përdhosur botëkuptimin primitiv se pushteti të konsumon dhe do të dëshmon të kundërtën se qeverisja me drejtësi të mundëson pushtimin e zemrave të qytetarëve dhe të forcon pozitën në pushtet duke fituar besimin e sovranit në vazhdimësi. Duke qeverisur me drejtësi do të kemi kthimin e besimit të humbur në institucione shtetërore se shteti është i të gjithëve dhe për të gjithë, e jo mjet për ngopjen e oreksit të partisē në pushtet dhe partnerëve të koalicionit. Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj , sfidën e parë të qeverisjes me drejtësi e ka me formimin e ekzekutivit gjegjësisht emërimin e drejtorëve në krye të drejtorive. Nuk mjafton dhe është absurde kriteri qe kandidati të mos ketë probleme me ligjin gjë që vetvetiu nënkuptohet. Mirëpo, kriteri më primar dhe qelësi i suksesit është që një punë t’i besohet të zotit të asaj pune. Kjo nënkupton që kandidati për drejtor duhet të jetë profesionalisht i përgatitur, të ketë aftësi menagjeriale, guxim dhe vullnet.. Kjo mbetet të shihet dhe do të jetë provimi i parë i kryetarit të komunës së Prizrenit. Qeverisja me drejtësi do të sigurojë zhvillim ekonomik , rritje të cilësisë në arsim, kualitet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mirëqenie në popull. Drejtësia është një vlerë dhe më shumë se një vlerë, një prej vlerave më sublime. Mbi parimet e qeverisjes me drejtësi janë ngritur shumë perandori . Në ditën që vdes drejtësia, vdes edhe shteti./qendrapress.com/