Këta janë deputetët që hoqën dorë nga rikandidimi për zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Partitë politike mbrëmë publikuan listat me emrat e kandidatëve për deputetë, përjashto NISMA-n Socialdemokrate që një gjë të tillë e bëri sonte.Vërehet se në të gjitha partitë ka shumë kandidatë të rinj, shumica prej tyre edhe të panjohur për opinionin.Por ajo që bie në sy është se edhe disa ish-deputetë të legjislaturës së fundit kanë vendosur fare të mos i hyjnë garës për deputet.Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se me vetë-dëshirë, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës për deputet, shkruan Reporteri.net.Edhe Fatmir Xhelili nga PDK nuk ka kandiduar për deputet në këto zgjedhje, duke thënë se liron rrugë për gjenderatat e reja.As Ismet Beqiri nga LDK nuk ka rikandiduar për deputet, duke thënë se po i lrion rrugë gjeneratave të reja.Dorë nga kandidimi ka hequr edhe Fatmir Rexhpi nga LDK i cili paoshtu ka thënë se këtë veprim e ka marrë pasi dëshiron t’i lë hapësirën brezave të rinj.Gazmend Abrashi nga AAK poashtu nuk ka kandiduar, me ç’rast ka thënë se do të jetë i angazhuar në punë të tjera në parti.Për herë të parë nga viti 2007, për deputete nuk ka garuar as Donika Kadaj Bujupi, e cila kohëve të fundit ka pasur ftohje të raporteve me AAK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *