Këta janë emrat e konsujve që u shkarkuan nga Vjosa Osmani
U.d. e Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Bashkë me djalin e deputetit Haxhi Shala, Osmani shkarkoi edhe tre konsuj të tjerë. Gazeta Express ka mësuar se bëhet fjalë për Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë.
Shfuqizimi i katër dekreteve për konsujt u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca, ku thuhet se konsujt e përgjithshëm nuk kishin pëlqim nga shteti pritës.
“Në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu sot ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.
Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës.
Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.