Këta janë të gjithë kandidatët që u lanë jashtë listave zgjedhore shkaku i problemeve me ligjin

0

                          Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, sot ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.Njëjtë si kishte vendosur edhe Komisioni Qendror Zgjedhor, edhe PZAP ka marrë vendim që pjesë e garës për deputetë të jenë vetëm ata kandidatë të cilët nuk kanë probleme ligjore.Jashtë listave zgjedhore mbetën të dënuarit me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.Në këtë listë bën pjesë edhe kandidiati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, i cili është dënuar me kusht në vitin 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Përpos Kurtit, në VV iu ndalohet kandidimi edhe katër kandidatëve të tjerë.Madje, vendimi i PZAP-së thotë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.Vendim i ngjashëm u mor edhe për Nismën Socialdemokrate, të cilës iu certifikua lista, por mbeti pa 12 kandidatë.Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj nuk do kenë të drejtë kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për probleme me ligjin, nuk janë certifikuar katër kandidatë. Bëhet fjalë për Shemsedin Dreshajn, Gani Dreshajn, Rrahim Ajetin dhe Shqipe Kastratin.

As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *