Këta politikan po mendojnë vetëm për familjet e tyre dhe jo qytetaret kështu qe ata me qëllim po i shtyjnë qytetarët ta braktisin Kosovën

0

Ymret Reshiti analist politik, lidhur me pyetjen  .Cilat janë arsyet kryesore që po i nxitë kosovarët ta lëshojnë Kosovën?pohon- ‘’Mungesa e perspektivës ne Kosovë po bënë qe qytetaret ta braktisin Kosovën dhe të migrojnë në shtetet tjera. Pikërisht politikanët dhe partitë që qeverisin me Kosovën tash e 20 vite janë fajtorët kryesor të cilët rrënuan perspektivën e Kosovës duke e katandisur në një vend ku qytetari vuan për kafshatën e gojës. Politikanët tanë që përfituan nga të qenurit në pushtet u pasuruan me keqpërdorime nga buxheti i Kosovës duke e vjedhur,pastaj të afërmit i punësuan në sektorin publik,po ashtu këta politikanë profiterë me parat e Kosovës hapen firma dhe i marrin tenderë dhe kanë monopolizuar tregun e biznesit ne Kosovës. Këta politikan po mendojnë vetëm për familjet e tyre dhe jo qytetaret kështu qe ata me qëllim po i shtyjnë qytetarët ta braktisin Kosovën duke mbetur të pa trazuar që të udhëheqin me pushtetin te pa rrezikuar. Kosova tash e 20 vite udhëhiqet nga mafia politike dhe krimi i organizuar që kontrollon çdo gjë në Kosovë dhe po e shndërron Kosovën parajsë për ata dhe ferr për qytetarët tjerë.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *