“Këtë informacion duhet ta kemi”, avokati i Thaçit kërkon masa ndaj ZPS-së: S’po na jepen informata për dëshmitarët e zhvendosur 
Ka filluar konferenca e 15-të mbi ecurinë në çështjen, ku për krime lufte, po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Mbrojtja ka kërkuar që t’u jepen me materialet shfajësuese, gjë e cila nuk po ndodh.Avokati i Thaçit ka thënë se në këtë proces ka pasur në vazhdimësi vonesa, pavarësisht ankesave që ka bërë gjykatësi.Ai këtu ka përmendur dokumentet që lidhen me zhvendosjen e dëshmitarëve. Mbrojtja ka thënë se ka dëshmitarë që kanë ndërruar deklaratat e tyre para dhe pas rivendosjes, shkruan Reporteri.net.“Kanë qenë në vazhdimësi me vonesë pavarësisht ankesës që ka bërë gjykatësi. Unë nuk e di më saktë se i ta rregullojmë këtë, vetëm me ndonjë sanksion. Ka një sërë dokumentesh që nuk janë dorëzuar. Gjykatësi është në dijeni të dokumenteve të cilat duhet të vinin vullnetarisht nga ZPSJ-ja, për shembull rivendosja e dëshmitarëve. Edhe sa të tjerë kanë kërkuar të zhvendosen. Ne kemi parë ndryshime të mëdha të të njëjtit dëshmitarë që janë dhënë para vendosjes dhe rivendosjes. Është problem sepse e dimë që është duke u bërë dhe Gjykata duhet të japë urdhër të na japë këtë informacion. Duhet ta kemi këtë informacion”, tha ai.Konferenca mbi ecurinë e çështjes për Thaçin dhe të tjerët është duke vazhduar. /Reporteri.net