Këto janë çështjet që do të diskutohen sot në Kuvend
Nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur rendin e ditës për seancën e sotme. Fillimisht, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. Do të bëhet edhe ndryshimi i vendimit për formimin e komisioneve parlamentare. Ndërsa si pikë e fundit është debati për pandeminë.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
fb 2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.