Këto janë moshat e 28 viktimave të Covid-19 në Kosovë

0

               28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë.Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 26 vjeçare nga Vitia, e cila para disa ditëve kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50 vjeçare nga Gjakova.Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare.2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina.8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu.7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Mitrovica, 1 nga Ferizaj, 1 nga Istogu, 1 nga Rahoveci, 1 nga Vushtrria, 1 nga Hani i Elezit dhe 1 nga Fushë Kosova.5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *