Këto janë të gjitha masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga e premtja

0

                              Përkeqësimi i situatës nga pandemia e koronavirusit ka detyruar autoritetet shëndetësore të rikthejnë disa nga masat shtrënguese.Mbyllja e klubeve të natës, reduktimi i orarit të lokaleve të gastronomisë dhe masat e reja për mbarëvajtjen e dasmave, përfshihen në masat e reja të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë të martën, Këto propozime u prezantuan sonte në një konferencë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.“Kjo situatë serioze kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa serioze për t’u dhënë prioritet absolut shëndetit të qytetarëve”, ka thënë ai.Vitia ka thënë se do të mbyllen “për një kohë klubet e natës”, si dhe do të ketë reduktim të orarit për gastronominë.“Prandaj ekspertët e fushës, ne qysh nesër do t’i propozojmë qeverisë marrjen e masave: mbylljen për një kohë të klubeve të natës, reduktimin e orarit të gastronomisë, derisa do propozojmë një zgjidhje edhe rreth dasmave, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që i kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë shkurtimisht Vitia.Ai ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shtetërore për zbatimin e rreptë e masave të reja që pritet të vendosen në fuqi nesër me miratimin e tyre nga qeveria.Kështu, sipas këtyre masave,  që pritet të hyjnë në fuqi më 20 gusht, klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllen deri më 1 shtator ndërsa restorante dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri më orën 22:30.Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150.“Arsyeja pse masat kufizuese do të ndërmerren e zbatohen në këta sektorë, është se shpërndarja më e madhe e virusit është evidente që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësira të mbyllura dhe nga mosrespektimi i masave në fuqi.”Përveç masave kufizuese, Ministri Vitia shtoi se do të rekrutohen 1.000 punonjës shëndetësor, do të shtohet dita e shtunë për tu vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.Kurse drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani bëri thirrje për tu vaksinuar sa më shumë qytetarë në mënyrë që të mos ballafaqohemi me numër të lartë të hospitalizimeve dhe se përgjigjja më e mirë ndaj valës së re të përhapur nga varianti Delta është të vaksinohemi.Nga 20 gushti gjithashtu nuk do të lejohen klientë në lokale e restorante pa dëshmi vaksinimi apo test PCR.Në 24 orët e fundit Kosova regjistroi 5 viktima dhe mbi 1700 raste të reja me koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *