Këtu ishte zëri dhe trualli i kushtrimit të lirisë u tha me rastin e 24 vjetorit të Betejës së Jeshkovës,
Data e 2 shtatorit e vitit 1998 ishte kushtrimi dhe zëri i vetë lirisë së këtij vendi tha fillimisht pranë lapidarit të Jeshkovës një nga komandantë e UÇK-së së Vërrinit Zafir Berisha sot në përkujtim të kësaj beteje,Njëra ndër betejat më të ashpra dhe lavdishmet e UÇK-së, ku në ballafaqim me armikun nën shoqërimin edhe të këngës heroike,rënë në altarin e lirisë ranë dëshmorët; komandant i Njësisë Hysen Rexhepi , Ymridin Çengaj , Alajdin Xhezairi , Bashkim Sukaj , Skënder Latifi, Hajdar Shala, Feriz Susuri , Hamit Thaçi dhe Tahir Gashi. Po atë ditë, po ashtu pa gjurmë u zhdukën edhe Ymer Shala nga Jeshkova, Nuridin e Ilmi Shala, pastaj Shahadin Gashi nga Kushtrimi, Rexhep Buduri dhe Femi Shala nga Hoça e Qytetit, Musli Gashi nga Atmaxha, Faik Begaj nga Banja e Malishevës, pastaj Besnik Kastrati nga Arbana, ndërsa në Malësi të Vërrinit, Bali Avdaj dhe Shemsedin Shala nga Kushtendili. Sot, kujtime për këtë betejë evokoi edhe Fidan Shala , i cili tregoi se si e përjetoi betejën e 24 viteve më parë duke evokuar secilën nga sekuencat të një pa njëshme
Derisa anë përkujtimi të kësaj beteje ishin edhe veteranë të UÇK-së dhe ish lufëtarë të këtyre betejave e si evokime të veçante sollën edhe nëna e dëshmorëve Shala nënë Halimja e cila ende nuk i ka eshtrat e te birit të sajë. Po sot me buqeta lulesh u vendosen edhe tek lapidarët në Hoqë të Qytetit dhe në Malësi të Vërrinit ish Lybeqevë, atje ku isht edhe spitali ushtarak e ku i shëruan plagët luftëtarët e lirisë me evokime por me emocione te veçanta i përkujton Shukri Quni e të tjerë.