KFOR-i dhe Policia e Kosovës sot patrulluan së bashku në Karaçevë

0

       Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO sot ka kryer një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës. Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Në njoftim nuk specifikohet se bëhet fjalë për fshatin Karaçevë, bëhet fjalë për Vijën Kufitare Administrative që i bie edhe fshatin Karaçevë, ku ditë më parë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë duke patrulluar shumë afër shtëpive të shqiptarëve e brenda territorit të Kosovës.

Më shumë patrullime të përbashkëta janë planifikuar të kryhen në ditët në vijim, si rezultat i një mekanizmi të forcuar të koordinimit javor të vendosur për të rritur praninë e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. /Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *