KFOR-i nesër zhvillon stërvitje me helikopterë në gjithë territorin e Kosovës

0

KFOR-i ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një stërvitje rutinore ku do të përfshihen helikopterë të shumtë. Stërvitjet do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës.“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *