KFOR-i thotë se është i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi njësitë e KFOR-it të stacionuara në Camp Villaggio Italia, me rastin e marrjes së ardhshme të kontingjentit italian.Gjenerali Ristuccia u prit nga Komandanti i RC-W dhe u takua me përfaqësuesit e kontingjenteve ndërkombëtare të pranishëm në bazë, duke shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në gjithë rajonin.