Kjo gjendje e rëndë ekonomike kërkon politika shumë konkrete dhe imediate me masa konkrete subvencionuese-Shkruan; Munir Basha ish zv Ministër i Drejtësisë

0

                       Për temën se a duhet të protestohet kundër ngritjes së çmimit t ë energjisë elektrike Munir Basha ish zv Ministër i Drejtësisë tha;-‘’  Si pasojë e pandemisë dhe krizës energjetike globale, shumë vende të botës janë duke u ballafaquar me krizë të thellë ekonomike. Fatkeqësisht,edhe vendi ynë është ndikuar nga kjo krizë globale. Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës reflektojnë në esencë pakënaqësinë ose thënë më mirë revoltën e qytetarëve ndaj politikave joadekuate dhe injoruese të Qeverisë së Kosovës ndaj devalvimit të standardit jetësor të qytetarëve. Porosia e këtyre protestave të paralajmëruara duhet të kuptohet shumë seriozisht dhe në mënyrë të drejtë nga Qeveria-nuk mund të rezistojmë krizën ekonomike evidente në vend me politika “kozmetike”sociale me ngritjen e pensioneve ose ndihmave sociale nga 10 euro e në anën tjetër të mbështetet propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës me rreth 90%.Mos të flasim edhe për shtrenjtimin e artikujve elementarë nga “shporta ditore”. Kjo gjendje e rëndë ekonomike kërkon politika shumë konkrete dhe imediate me masa konkrete subvencionuese në sektorë të ndryshëm të sektorit privat .Por,edhe Ligji për paga, me të cilin parashihet revalorizimi i pagave të shërbyesve civilë dhe publikë si dhe ridefinimi i pagës minimale,duhet të aprovohet në një afat sa më të shkurtër. Gjendja serioze ekonomike në vend donë përgjigje serioze të Qeverisë së Kosovës!Në të kundërtën protestat qytetare do të jenë përditshmëri e jona!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *