Kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe kohëpaskohe
Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe kohëpaskohe do të ketë edhe reshje të dobëta dëbore.Rrymimet e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, gjatë kësaj jave edhe do të sjellin kushte të një moti tipik dimëror. Do të mbajë mot i ftohtë, me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Reshjet e borës më shumë priten nga rrafshi i Kosovës, derisa nga Dukagjini do të ketë edhe intervale me diell. Më shumë kushte për borë paraqiten në vise malore.Nga dita e premte sërish priten reshje bore, e orëve të pasdites edhe të përziera me shi. Fundjava mbetet e ftohtë dhe me borë.Kushtet e motit, me qarkullim të mirë ajror ditën e hënë dhe të martë, edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, sidomos ditën e mërkurë, ndotësit do të jenë më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
15.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje lokale bore.
16.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mund të priten reshje të dobëta bore, e në vise më të ulëta edhe shiu17.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Priten edhe reshje bore, që ditën edhe mund të përzien me shi. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.Temperaturat do të jenë më të ulëta nga vlerat mesatare me minimale që zbresin në -1C e -3C, e maksimalet parashihet të jenë në vlera pozitive 1C deri në 3C.Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, të martën edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.