Kjo mendësi skandaloze nga VV, tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

0

      PDK dega në Prizren edhe sot ka pasur  një konfrencë  për media ku kanë marrë  pjesë  kryetari Totaj dhe Islam Ukimeri kuvendar nga kjo parti Ata  me kata rast  kana kritikaur qebriën komunale   duek theksuar se : tashmë, është fakt tejet evident, se qeverisja aktuale lokale, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka degraduar komunën tonë në çdo segment të saj, përfshirë këtu edhe menaxhimin jo të mirë me financat publike!

Është viti i tretë, që në këtë qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa kriminale, po kthehen mjete dhe po shkojnë në suficit miliona euro, për shkak të dështimit fundamental dhe për menaxhim jo të mirë me financat publike, që këto veprime përbëjnë një formë të dukshme të keqqeverisjes.

Kjo mendësi skandaloze nga VV, tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Nëse Kryetari i Komunës mendon se duke vajtuar dhe duke derdhur lot krokodili, mund t’i zgjidh problemet e shumta të shkaktuara nga vet ai, le ta harron se mund t’i zgjidh në këtë mënyrë, duke e luajtur tërë kohën vetëm rolin e viktimës.

Deri më tani, në këto tre vite qeverisje: 2018, 2019 dhe 2020, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur suficit buxhetor në vlerë prej afër 20 milion euro. Së fundmi, për shkak të mos votimit të buxhetit, qeverisë lokale të udhëhequr nga Haskuka, i’u kanë marrë 5.5 milion euro dhe për këtë, Kryetari i Komunës, paradoksalisht akuzon jo vetëm PDK-në, por edhe krejt opozitën në Prizren, ku kjo formë e komunikimit nga z.Haskuka, është veprim tejet qesharak dhe shumë amatoresk nga ana e tij.

Nëse Mytaher Haskuka e ka përnime votimin e buxhetit, zgjidhja është në dorën e tij, sepse duhet të ulet e të bisedoj me opozitën e jo ta injoroj atë. Ai, në këtë rast, duhet të bashkëpunoj, sepse edhe ashtu e ka humbur shumicën në Kuvend dhe pastaj të gjindet një kompromis, e jo të hartoj buxhet elektoral për pak vota, ngase buxheti i orientuar në asfalt në kohën e ballafaqimit me pandeminë, është buxhet jo serioz dhe jo premtues për mbështetje institucionale lokale, ndaj bizneseve për adresimin e pasojave ekonomike nga pandemia dhe për rimëkëmbje të bizneseve në komunën tonë.

Në këtë situatë të komplikuar pa nevojë nga ana e ekzekutivit komunal, të gjithë pa dallim presim reflektim nga ana e Kryetarit të Komunës dhe për një moment ai duhet t’i len anash sulmet ndaj opozitës dhe tendencat për t’i fajësuar të tjerët për dështimet e tij. PDK dega në Prizren, e ka propozuar një pako ekonomike dhe nëse Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka i ka prioritet qytetarët e komunës sonë, atëherë ai duhet të tregohet fleksibil dhe të merrë në shqyrtim propozim-pakon e PDK-së, në mënyrë që buxheti për vitin 2021 të votohet, për një qëllim të vetëm dhe të përbashkët, që përmes kësaj pakoje ekonomike emergjente të propozuar nga PDK dega në Prizren, të përfitojnë të gjitha kategoritë e cekura në pakon në fjalë dhe që sadopak, të zbuten dëmet e shumta ekonomike, të shkaktuara nga koronavirusi, në veçanti për bizneset, të cilat janë më të goditurat nga pandemia Covid-19./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *