Kjo mund të ndikoj në kolapsimin e sistemit tonë të brisht shëndetësor, kapacitetet e të cilit veq janë të mbushura

0

       Pyetjes se  a e përkrahni kërkesën e paralajmëruar  të gastronomisë dhe lokaleve që me 27 korrik .do tē protestojnë për heqjen e ndalimit nga ora 21.00?Ymer Rogova  këshilltar politik, pohon ;”Paralajmërimi i protestës së gastronomisë gjegjësisht kundërshtimi i masave të propozuara nga qeveria për parandalimin e pandemisë globale që rrezikon shumë jetëra njerëzish, paraqet një veprim të pa matur, e të ndërmarrë për interesa të disave, e që mund të rrezikoj përhapjen edhe ma të madhe të virusit covid 19 duke rezikuar shëndetin e popullatës.

        Rendimi i situatës së pandemisë deri në përmasa shqetësuese, është si pasojë e hapjes së shpejtë si dhe mos respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët. Numri i të infektuarve javët e fundit është shumë i madh, shpesh e kalon 50% e numrit të të testuarëve. Po ashtu edhe numri i atyre që e kanë humbur jetën në luftë me korona virusin është i madh, tash e ka kalue numrin 135.

         Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm me rezikun që na kanoset nga kjo pandemi me përmasa botërore, andaj për të mirë të familjeve tona dhe të gjithë kombit, duhet ti respektojmë në plotni masat e propozuara nga qeveria, e me këtë ne tregojmë që jemi patriot dhe të kulturuar.

         Qeveria ka qenë e detyruar ti ndërmerrë këto masa se përndryshe situata ka mund të dalë nga kontrolli duke rezikuar shumë jetëra njerëzish.

Protesta është e drejt demokratike e çdonjërit, por gjithmonë duke mos cenuar të drejten dhe sigurinë e të tjerëve. Duke u bazuar në situaten ekzistuese me pandemi të rezikshme globale, protesta e gastronomëve mund ta përkeqësoj gjendjen, gjegjësisht ekziston reziku i përhapjes edhe ma të madhe të virusit vdekjeprurës.

       Kjo mund të ndikoj në kolapsimin e sistemit tonë të brisht shëndetësor, kapacitetet e të cilit veq janë të mbushura me të semurë nga korona virusi, andaj është e domozdoshme që të respektohen masat për të penguar përhapjen e mëtejme të pandemisë.

         Çdo veprim rreth hapjes apo mbylljes së sektorëve të ndryshem ekonomik, duhet të merret duke e analizuar në menyrë profesionale situaten nga institucionet relevante shtetërore, gjithmonë duke e pas si primare shëndetin dhe sigurinë e popullatës’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *