Kjo ngjarje është një sulm ndaj një investitori, Shkruan; Hasan AHMETAJ,Mrs-Administrim Biznesi
Sjellja agresive e disa efektivëve të policisë ndaj një familjeje të tërë është një akt dhune i neveritshëm dhe i pa pranueshëm për shoqërine dhe shtetin tonë.
Duke e njohur personalisht sipërmarresin z.Ymer Kukaj, si një njeri të ndershëm dhe puntorë, pa asnjë precedent penal në jetën e tij, shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen, dhe u kërkoj institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë për t’i ndëshkuar ata punonjës policie që kanë shkelur ligjin dhe dinjitetin njerëzor.
Më të rëndë e bënë ngjarjen fakti se edhe pas shoqërimit në rajonin e policisë, dy zyrtare policor kanë ushtruar dhune fizike dhe verbale ndaj z.Kukaj dhe dy djemëve të tij.
I gjithë arrestimi dhe dërgimi ne rajon ka ndodhur për mos vendosjen e një maske, Prokuroria nuk e ka vlerësuar ngjarjen si shkelje të ligjit dhe të ndaluarit janë liruar menjëherë nga pilicia.
Si qytetarë në radhë të parë dhe si një zyrtar i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë, dënojë ashper dhunën policore të pa precedent dhe në shkelje flagrante të të drejtave bazike të individit të garantuara me kushtetut.
Kjo ngjarje është një sulm ndaj një investitori, i cili për disa dekada ka punuar në diasporë dhe kursimet e tij ka vendosur t’i investojë në vendlindje.
Individët qe keqperdorin autoritetin shteteror, duke mos njohur asnjë norme ligjore dhe morale duhet të vihen para përgjegjesise.” Shkruan z Ahmetaj/qendrapress.com/