Kjo ngjarje është një sulm ndaj një investitori, Shkruan:Hasan Ahmetaj,Këshillar Politik i Ministrit Vesel Krasniqi në MTI
Sjellja agresive e disa efektiveve të policisë ndaj një familjeje të tërë është një akt dhune i neveritshem dhe i pa pranueshë m për shoqërin dhe shtetin tonë .
Duke e njohur personalisht sipërmarrësin z.Ymer Kukaj si një njeri të ndershëm dhe punëtor, pa asnjë precedent penal në jetën e tij, shprehë keqardhjen time të thellë për ngjarjen, dhe u kërkojë institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë për t’i ndëshkuar ata punonjës policie që kanë shkelur ligjin dhe dinjitetin njerëzor.
Me të rëndë e bënë ngjarjen fakti se edhe pas shoqërimit në rajonin e policisë , dy zyrtarë policor kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj z.Kukaj dhe dy djemëve të tij.
I gjithë arrestimi dhe dërgimi në rajon ka ndodhur për mos vendosjen e një maske, Prokuroria nuk e ka vlerësuar ngjarjen si shkelje të ligjit dhe të ndaluarit janë liruar menjëherë nga policia.
Si qytetar në radhë të parë dhe si një zyrtar i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë , dënojë ashpër dhunen policore të paprecedent dhe ne shkelje flagrante të të drejtave bazike të individit të garantuara me kushtetutë .
Kjo ngjarje është një sulm ndaj një investitori, i cili për disa dekada ka punuar në diasporë dhe kursimet e tij ka vendosur t’i investojë në vendlindje.
Individë t që keqpërdorin autoritetin shtetëror, duke mos njohur asnjë norme ligjore dhe morale duhet të vihen para përgjegjësisë .”shkruan z Ahmetaj.qendrapress,com/