Klan Kosova reagon pas pezullimit të licencës: Vendim arbitrar, me primesa autokratike – i kemi njoftuar ambasadat dhe organizatat e huaja

Klan Kosova ka reaguar pas vendimit të MINT për të inicuar kallëzim penal ndaj mediumit si dhe për pezullim të certifikatës biznesore. Këtë vendim të Ministrisë, ata e kanë quajtur arbitrar dhe me primesa autokratike. Në reagim thuhet se Klan Kosova asnjëherë deri më sot nuk ka qenë e informuar për dyshimet që i ka pasur Ministria dhe si e tillë nuk u është dhënë mundësia që të japin shpjegime,.

Reagimi i plotë:

Klan Kosova shpreh shqetësimin lidhur me njoftimin e orëve të pasdites të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se e njëjta ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj KLAN KOSOVA SHPK, si dhe se është marrë vendim për atë që e kanë quajtur “pezullim të certifikatës së biznesit”.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE