Klinaku: Dikush nga dritarja e kuvendit po gjuan gaz lotsjellës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para mediave gjatë protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.Ai tha se gazi lotsjellës po gjuhen nga dritaret e Kuvendit të Kosovës.“Dikush po gjuan gaz prej dritareve qatje se qëllimin e ka vec me i largu njerëzit”, tha ai. Gazetarët e pyetën se a po gjuhet gazi lotsjellës nga dritarja e Kuvendit. Klinaku u përgjigj shkurt: “po”.Ai tha se kërkesa e veteranëve është të mos e miratojë ligjin, sepse kështu shkelet vendimi i Kushtetueses.“Kërkesa jonë është që Kuvendi ta tërheqë Ligjin dhe të mos e miratojë ndryshimin sepse me ndryshim ata e shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Klinaku.