Klinaku për ish-kryeprokurorin Jack Smith: Ky monstrum, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi 
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.Ai thekson se Smith njëjtë sikur UNMIK-u dhe EULEX-u ka bërë padrejtësi për të mos hetuar hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë.“Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë” ka shkruar Klinaku.