Klinika e Neurologjisë ka liruar 30% të hapësirë për trajtimin e pacientëve me Coronavirus

0

Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me Coronavirus, kështu ka thënë në një intervistë për media drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.

Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.

“Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19 ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër të reduktuar dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve”.

“Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar  ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”.

“Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e klinikës së neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin”.

“I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.

PRISHTINË

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta ndajë Komisioni Evropian,

Këtë e kanë bërë të ditur gjatë së enjtes në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, pas përfundimit të samitit të BE-së, të zhvilluar përmes video-lidhjes, ku koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimit të Këshillit Evropian.

Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajit dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi janë shumë premtuese,

Komisioni Evropian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *