Klubet shqiptare në aksion, sot Liga e Evropës frymon shqip
E enjtja është dita e madhe e futbollit shqiptar në arenën evropiane, pasi plot gjashtë skuadra shqiptare do të zbresin sot në fushë në kuadër të Ligës së Evropës në raundin e dytë kualifikues.
Kampioni i Kosovës, Drita, tri skuadra të Kategorisë Superiore e Shqipërisë dhe dy skuadra shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë me të gjitha mënyrat kualifikimin për më tej edhe pse kundërshtarët që kanë përballë janë shumë të fortë.
Drita nga ora 20:00 në stadiumin ‘Tose Poreski Arena’ do të përballet me Sileksin.
Në orën 16:00, Teuta që bëri befasi në turin e parë duke eliminuar izraelitët e Beitar Jerusalem do të presë në “Niko Dovana” në një ndeshje Granadan e La Ligas që merr pjesë për herë të parë në garat evropiane.
Në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, Laçi i Armando Cungut do të presë izraelitët e Hapoel Beer Sheva.
Në orën 20:00 në “Air Albania” do të jetë radha e Kukësit për të sfiduar gjermanët e Wolfsburgut në një ndeshje historike për skuadrën e Skënder Gegës, pasi Ëolfsburgu mund të konsiderohet kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballuar ndonjëherë Kukësi.
Renova do të luajë ndaj Hajduk Splitit nga ora 15:30, ndërsa Shkëndija do të jetë mysafirë i Botosanit në Rumani.