“Koalicioni i Shpresës” mes VV dhe LDK-së ishte shumë premtues, por për pak kohë u kthye në zhgënjyes të qytetarëve

0

                    Mr. Arif Kabashi, pyetjes sa e shihni jetëgjatësinë e Qeverisë Hoti, në rrethanat e tanishme? pohon:-“Mendoj se Qeveria Hoti, nuk do të bie shpejt. Abdulla Hoti, po e përdor përgatitjen e tij akademike në komunikim për të lënë përshtypjen e një kryeministri të mirë. Ndërsa që kabineti që e rrethon  është nën nivelin e nevojave dhe mundësive që i ka Kosova.                                       

    ,,Kualicioni i Shpresës” mes VV dhe LDK-së ishte shumë premtues, por për pak kohë u kthye në zhgënjyes të qytetarëve. Nuk pres të bie Qeveria Hoti, pasi nuk e dojnë as kualicioni, as opozitsë.  LDK me largimin e Vjosa Osmanit, është e lënduar dhe deshiron që sa më gjatë ta bëjë kurimin. AAK dhe NISMA nuk mund të shpresojnë në rritjen e elektoratit.                                                                 

VV pak kohë më parë e kishte pushtetin, por sikur u frikësua nga përballja me të panjohurat e dialogut dhe të pandemisë Covid 19, ndersa që PDK e lodhur nga qeverisja 12 vjeqare duket se edhe për një kohë e don pushimin. Nga të gjitha këto, nuk shoh klimë për zgjedhje të reja.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *