Kokainë, armë e mijëra Euro kesh: Anti-droga godet dy grupe në Prishtinë e Pejë, arreston tre persona
Antidroga e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar sot dy aksione të ndara në Pejë dhe Prishtinë.Aksionet kanë rezultuar, sipas njoftimit, me arrestimin e tre personave të dyshuar, është sekuestruar kokainë, armë dhe mbi 10 mijë euro para kesh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njoftimi i plotë: https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=3369359&v=2.1&guid=e427eec2b7704db0afd21026a5b573908b200f5b2f7440fea2243b7ff0633fa6
Në dy operacione të ndara në Pejë dhe Prishtinë, Antidroga e Policisë arrestoi tre persona të dyshuar, sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro paraRasti i parë: Policia e Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në mbështetje të njësive për reagim të shpejtë (NJRSH), në bashkëpunim e koordinim me Prokurorinë e krimeve të rënda në Pejë dhe me urdhër të organeve kompetente të drejtësisë, sot me datë 28.04.2022 rreth orës 10:50, ka realizuar një kontroll në një shtëpi banimi në Pejë, në të cilën dyshohej se jetonte personi i dyshuar me iniciale (B.L.).Gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit të lartcekur, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram.Vlen të potencohet se qeset e vogla ishin të gatshme per shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.Janë sekuestruar Dhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë Euro (10,670 Euro), dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max dhe tjetri Iphone 8. Gjithashtu, janë bastisur edhe dy shtëpi tjera banimi që i dyshuari ka shfrytëzuar kohë pas kohe për veprimtarinë
e shit