Koloneli i FSK-së vrau vetën

0

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dha fund jetë së tij.


Ngjarja tragjike ndodhi sonte në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se me të marrë informatën kanë filluar të merren nga afër me këtë ngjarje.

Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka konfirmuar për Reporteri.net se bëhet fjalë për kolonel Gyner Murati.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marrë me rastin. Për çdo informacion të ri do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai për Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar foton e kolonelit të ndjerë Gyner Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *