Komandant Drini, çlirimtari ynë meriton shumë ma shumë….

0

      Ymer  Rogova ,këshilltar  nga  AKR, lidhur me  pyetjen tonë se  ‘’A i është  dhënë  vendi meritor deri më tani Komandat Drinit? pohon-‘’ Ekrem Rexha-komandant Drini, është sinonim i lirisë sonë te pritur me shekuj dhe personaliteti tash ma historik me i merituari per çlirimin e Prizrenit dhe për mbrojtjen e popullatës civile nga hakmarrja eventuale e soldateskes serbe gjatë tërheqjes nga pozicionet e tyre luftarake ne Prizren dhe nga Kosova në përgjithësi. Komandant Drini, një luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës, intelektual dhe poliglot, ishte njëra nga figurat kryesore te UÇK-ës sonë te lavdishme, i cili dha kontribut te madh për lirin që ne dhe gjeneratat pas nesh do ta gëzojmë, duke mos kursyer asgjë dhe as jetën e vet. Prizreni dhe jo vetëm, krenohemi me këtë figure te ndritshme te historisë sonë dhe i jemi mirënjohjes përjetësisht për lirinë qe ne e gëzojmë sot. Memoriali artistik që do të përurohet  në Prizren në përkujtim të Ekrem Rexhes- komandantit tone të dashur, është me e pakta që ne kemi bërë për këtë figurë emblematike të luftës sonë të lavdishme për çlirim si dhe të historisë sonë në përgjithësi. Komandant Drini, çlirimtari ynë meriton shume ma shume, bile ky monument është dashur që të ishte përuruar e para shume viteve, se ashtu meritojnë çlirimtaret. Komandant Drini dhe te ngjashëm, pas lufte ishin ther në sy për armiqtë dhe ata që nuk ja deshën të mirën këtij vendi. Duke shfrytëzua situatën e menjëhershme të pas luftës, armiqtë tanë e kryen veprën ma makaber-vrasjen në pabesi të çlirimtarit tonë, njeriut ma të dashur të të gjithë prizrenasve dhe jo vetëm. Kontributi i Komandant Drinit dhe të tjerëve për lirinë e Kosovës duhet të na shërbej si shembull për me reflektua për një unitet të spektrit politik vendor, për shtyrjen e proceseve përpara per konsolidimin e shtetit tone dhe për prosperitetin e tij në të gjitha lëmit. Lavdi e përjetshme veprës dhe shpirtit të tij./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *