Komandant Drinit pse nuk duhet harruar kurrë Ai.- Shkruan;Qazim Thaçi.

0

Ekrem Rexha-Komandant Drini, pikërisht pra para 23 vitesh  ai  u vra ne  pusi dhe padrjtësisht  Ai  u lind  në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fiilore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin ushtarak e kreu në Beograd. Në vitin shkollor 80-81 regjistroi akademinë ushtarake në Sarajevë (drejtimin e këmbësorisë) dhe diplomoi me notën 9.5. Më vonë filloi specializimin e gjuhëve të huaja dhe arriti t’i mësoj 9 gjuhë të huaja. Ishte ushtarak profesionist, një poliglot dhe një intelektual me njohuri poliedrike. Ai në vitin 1988 pati regjistruar studimet post diplomike në lëminë e shkencave politike (marrëdhëniet ndërkombëtare). Ka njohur gjuhën anglishte, frëngjishte, italishte, gjermane  dhe   gjashtë gjuhë të tjera . Duke mos dëshiruar që t’i shërbejë interesave të një armate të huaj, pas fillimit të shthurjes së Jugosllavisë, ai kthehet në vendlindje, në mars të vitit 1993.Drini duke ndjerë thirrjen e atdheut dhe duke parë zhvillimet e fillim vitit 1998, në shkurt mësynë Sarajevën për të rënë në kontakt me oficerë të tjerë shqiptarë dhe për ta koordinuar organizimin e luftës çlirimtare. Fillimisht, pasi bie në kontakt me Njësitin e Kabashit, kyçet në radhët e UÇK-së në fillim majin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja e Jasharajve, që Drinin e sinjalizoi për domosdonë e angazhimit dhe kontributit të tij. Ai më shumë e donte lirinë e Kosovës, se botën e perëndimit, këtë e dëshmoi me punën e tij të madhe, deri në vdekje. Në qershor, emërohet Komandant në Shtabin e Vërrinit dhe arrin të tubojë rreth vetit shumë atdhetarë. Ai ishte përherë i respektuar dhe i dashur për bashkëluftëtarët e tij. Duke parë nevojën e madhe të furnizimit të formacioneve të UÇK-së me armatim, ai me një kontingjent luftëtarësh shkon në Shqipëri, më 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qëndron duarkryq. Atje angazhohet në stërvitjen e luftëtarëve të rinj, të cilët këtu kishin ardhë për t’u armatos, e për të kapërcyer Bjeshkët e Nemuna e për t’ju bashkangjitur luftës çlirimtare. Pas kthimit të tij nga Shqipëria, më 14 dhjetor 1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-së emërohet Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Duke parë nevojën e përgatitjes së stafit komandues, për të gjitha zonat e luftës dhe duke parë përgatitjen e shkëlqyeshme në lëminë e artit ushtarak, komandant Drini, me urdhërin e SHP të UÇK-së, emërohet Drejtor i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së. Në këtë detyrë të lartë pranë SHP të UÇK-së ka qëndruar deri në përfundimin e luftës.Pas hyrjes së forcave të NATO-s dhe vendosjes së misionit të UNMIK ut në Kosovë, Ekremi është emëruar drejtor në Departamentin për Mbrojtje të Ambientit dhe për Siguri Civile, ku punoi deri në vdekjen e tij. Por, kontributi i Drinit dhënë luftës çlirimtare dhe autoriteti i tij në këto anë i madh dhe i gjithanshëm.. familja  shokët dhe  të  gjithë ata qe  njohën këtë strateg dhe  poliglot   nuk kanë mundësi ta harrojnë .Pra   komandant Drini në secilën kohë dhe rrethanë  vetëm do të rilind  dhe rilindja e tij do të jetë  një  sofër e shtruar  e lirisë për të gjithë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *