Komandant Petriti,ra heroikisht për të mos vdekur kurrë- Shkruan; Zafir Berisha

Ish-komandanti i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Prizrenit, Zafir Berisha, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e orëve të para të lirisë, Remzi Ademaj, i njohur si komandant Petriti.

Me rastin e 25-vjetorit të rënies së tij, Berisha, ka thënë se humbjen e komandant Petritit e kishin shndërruar në forcë deri në çlirimin e Kosovës.“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga njësite dhe shtabe lokale në brigada dhe zona operative”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.Para 25 vitesh (15.08.1998) ra heroikisht për lirin e Kosovës, bashkëluftëtari ynë, komandant Remzi Ademaj-Petriti!Duke u kthyer nga një takim në Sh.P të UÇK-së në Kleçkë, ku ishte me detyra të veçanta, më 15.08.1998 në udhëkryqin e fshatit Nashec bie në pritë të forcave serbe, komandant Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.Xhevet Berisha që ishte në shoqërim të komandant Petritit, me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rënd Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe “Shqiponja”, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatrave të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të Vërrinit bashkë me trupin e pajetë të komandant Petritit, i cili u varros me nderime të larta ushtarake.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga njësite dhe shtabe lokale në brigada dhe zona operative.

Ne bashkëluftëtarët e komandant Remzi Ademajt – Petriti humbjen e tij e shndërruam në forcë dhe luftën për lirin e Kosovës e vazhduam me shumë beteja e aksione deri më 12 qershor 1999, ku përfundimisht okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të e tyre ju dha fund, dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.

Zafa

P.S: Në foto bashkë me heroin Selajdin Berisha, gjatë varrimit të komandant Remzi Ademajt Petriti në Malsi të Vërrinit!