Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

Udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Antigona Bytyqi, sot, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të datës 28 shtator 2023;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ridestinimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Përzgjedhës (DKA);

6. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;

7. Raporti i realizimit të buxhetit të komunës së Prizrenit, për periudhën janar-shtator 2023;

Po ashtu, anëtarët e KPF-së e shqyrtuan edhe kërkesën e drejtorit të DHPH-së për rishqyrtimin e vendimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal sipas kërkesës së MMPHI-së, e cila u rekomandua për shqyrtim dhe miratim në Kuvend së bashku me pikat e tjera.