Komiteti për Politikë e Financa rekomandoi 12 pika për mbledhjen e radhës së Kuvendit

                            Kryesuesja e Kuvendit komunal. Antigona Bytyçi , sot ka ftuar Komitetin për Politikë e Financa për të miratuar e caktuar rendin e ditës për mbledhjen e radhës së kuvendit Komunal të Prizrenit, Në këtë mbledhje ishte edhe nënkryetari Kujtim Gashi dhe morën pjesë të gjithë anëtarët e këtij Komiteti. Ku është është bërë edhe përcaktimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme, ku ishte Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien e titullit ‘’Qytetar Nderi’ të Prizrenit për Ali Ahmetin, pastaj miratimi i propozim vendimit për lejimin e ndarjes s mjeteve për projektet me bashkëfinancim me fermerë të komunës së Prizrenit, par shpalljen e ankandit- tenderit publik për dhënien në shfrytëzim me qera objektet e lokalet pronë komunal, formimi e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të kytyre lokaleve dhe formimin e komisionit të ankesave tha ajo . Gjithashtu në mbledhjen e ardhshme do të ketë edhe tri raporte, raporti vjetor financiar janar –dhjetor 2023 raport për planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban 2024-2034 ,Raporti i punës së Zyrës së Prokurorimit për vitin 2023 dhe Raporti i përformancës të komunës për vitin 2022 dh epika e përhershëm që është ngritja e çështjeve nga kuvendarët /www.QendraPress.com/