Komplikohet procesi i ndërtimit të çerdheve në Deçan, Viti, Obiliq dhe Prizren, MAShT pezullon aktivitetin e prokurimit (Dokument)
Gjatë përurimit të çerdhes në qytetin e Prizrenit, në qershor të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti deklaroi se në katër vjetët e ardhshëm do të hapen 160 çerdhe të reja, por që ky premtim ka mbetur shumë larg realizimit, për të mos thënë që është e pamundshme të realizohet brenda afatit kohor te premtuar nga Kurti.
Këtë vit ishte hapur tenderi për ndërtimin e katër çerdheve: Deçan, Viti, Milloshevë – Obiliq dhe në lagjen Dardania në Prizren, ku ishin paraparë nga Minsitria e Arsimit se do të kushtonin 3.2 milionë euro, raporton Veriu.infoNë tenderin e shpallur në muajin maj 2023 nga MAShT-i, parashihej se afati i përfundimit të ndërtimit të tyre është 36 muaj, që i bjen 3 vite nga dita e nënshkrimit të kontratës/ave nga operatorët fitues.Por që kur jemi në fund të muajin shtator, gjërat janë komplikuar dhe ende nuk kanë mundur të nënshkruhen kontratat.Veriu.info ka siguruar vendimin e Zyres së Prokurimit të Ministrisë së Arsimit të publikuar sot, ku thuhet se është pezulluar aktiviteti i prokurimit për shpalljen e fituesve për ndërtimin e këtyre çerdheve, të cilat në dosjen e tenderit ishin të ndara në katër lote.“Ju njoftoj se aktiviteti i Prokurimit ,është pezulluar pasi qe një Operator Ekonomik ka parashtruar kerkes per rishqyrtim në OSHP deri te zgjidhet kerkesa per rishqyrtim aktiviteti pezullohet”, thuhet në dokumentin e zyres se prokurimit të MAShT-it të publikuar sot në KRPP.Edhe sikur të kontratat të nënshkruheshin sot, atëherë afati prej 36 muajsh për ndërtimin e çerdheve është jashtë periudhës kohore të premtuar nga kryeministri Kurti, sepse sipas dosjes së tenderit i bie që ndërtimi i çerdheve duhet të kryhet deri në pjesën e dytë të vitit 2026./Veriu.info