Komuna e Dragashit siguron transport falas për të gjithë nxënësit
Komuna e Dragashit që drejtohet nga Bexhet Xheladini do të sigurojë transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollë të mesme në Dragash.Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit. Ramadani ka thënë se kjo është “dhurata e shtatorit” dhe një premtim që Xheladini e ka mbajtur.