Komuna e Prishtinës i jep 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private

Nga shtatori i këtij viti pritet të filloj subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.Këtë e konfirmoi drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.“Por prej shtatorit pritet me fillu”, tha ajo për Front Online. Prej kësaj shume, do të përfitojnë rreth 120 familje.“Mjetet do të ndahen diku për rreth 120 familje, tani kemi me bërë vetëm verifikimin, a do ja kërkojmë trustin, xhirollogarinë bankare, që mos me mund me na gënjyer njerëzit, kjo është”, tha ajoPër këtë vit janë ndarë 100 mijë euro.Por, Musmurati nuk përjashton mundësinë që vitin tjetër do të rritet buxheti për këtë subvencionim.“Po kjo është për një vit, ndoshta vitin tjetër e rrisim buxhetin, kjo është hera e parë që po e bëjmë, të shikojmë njëherë sa aplikime po kemi, qysh po shkon puna”, deklaroi ajoPërveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera.“Tani jemi duke e bërë listën e kritereve të sakta, dhe listën e çerdheve që janë të licencuara prej ministrisë, çerdhet private, dhe mandej vazhdojmë”, tha ajo.Musmurati më parë ka thënë se janë detyruar të bëjnë një bashkëpunim të tillë me kopshtet private, pasi që është numër tejet i vogël i kopshteve publike.Komuna e Prishtinës ka miratuar vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.