Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

0

                          Komuna e Prishtinës i ka liruar nga pagesa e transportit publik ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sot nuk do të paguajnë biletë udhëtimi nëse udhëtojnë me autobusët që menaxhohen nga Trafiku Urban.Kjo u bë e ditur pas një takimi që kanë pasur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me ministrin e FSK-së, Armend Mehaj.Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban, që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *