Komuna e Prizrenit, bëhet pjesë e programit të përbashkët të BE-së, CoE ROMACTED II
Nënkryetari,i komunës së Prizrenit,Kujtim Gashi ,sot përmes medieve elektronike bëri me dije se ka bërë nënshkrimin e e një projekti madhor për komunën. ‘’Pata kënaqësinë që në emër të Kryetarit Shaqir Totaj, të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit me z. Frank Poëer, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës, në Kosovë. Programi ka për qëllim realizimin e Projektit: ‘Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të romëve në nivel lokal’. Programi është iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian (DG NEAR) dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor.’’ Shkruan nënkryetari Kujtim Gashi./qendrapress.com/