Komuna e Prizrenit dhe AZR – Jug,nënshkruajnë memorandum marrëveshje për zhvillim e mundësi punësimi.

Komuna e Prizrenit mbeshtet AZHR Jug, që edhe këtë vit do ta hapin një skemë të re grantesh për gratë dhe të rinjtë që duan të nisin rrugëtimin e tyre në biznes. Qëllimi është t’i mbështeten idetë e reja, guximi dhe kreativiteti, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunitetin tonë. Kësaj nisme i bashkohet edhe projekti për Inteligjencë Artificiale, si hap i rëndësishëm drejt përgatitjes sonë për të ardhmen. Synojmë t’i fuqizojmë kapacitetet lokale, ta rrisim prodhimin dhe përpunimin, si dhe ta ndërtojmë një kulturë inovacioni që i jep hov zhvillimit ekonomik lokal. bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Rajonal – Jug, po krijojmë hapësirë për projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies dhe në forcimin e potencialit tonë zhvillimor. Ftoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në thirrjen që do të hapet së shpejti dhe të bëhen pjesë e kësaj mundësie për zhvillim dhe rritje.