Komuna e Prizrenit dhe USAID Kosova fillojnë bashkëpunimin për kontratën sociale

                      Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit e USAID Kosova, të cilët prezantuan programin ‘Kontrata sociale’.Komuna e Prizrenit është përzgjedhur si komunë partnere për ciklin e ardhshëm pesëvjeçar, për zbatimin e programit për kontratën sociale.Kryetari Totaj ka bërë me dije se programi i USAID “Kontrata sociale” ka për qëllim të ndërtojë praktika të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe të forcojë partneritetin ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.“Andaj ne u zotuam për bashkëpunim dhe përkushtim të plotë në mënyrë që ky program të ketë implementim sa më të mirë në Komunën e Prizrenit”, ka deklaruar Totaj.