Komuna e Prizrenit hap tender për punësimin e 47 këshilltarëve

0

Komuna e Prizrenit ka hapur tender për punësimin e 47 personave të profileve të ndryshme me kontrata për shërbime. Kjo komunë për punësimin e këtyre personave, ka përdorur termin ‘konsulent’ për secilën pozitë të kërkuar.Termin konsulent apo këshilltar, e ka përdorë edhe për pozita që janë krejt teknike dhe që kanë të bëjnë me futjen në sistem elektronik të të dhënave.Ligjit për Zyrtarët Publik dhe një rregullore e veçantë e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) u ka mundësuar institucioneve që të angazhojnë me kontrata për shërbime, ekspert të fushave të ndryshme, përmes tenderëve. Por, KRPP-ja ka dhënë sqarime se punësimet përmes tenderëve mund të bëhen vetëm për profile që stafi aktual i institucioneve nuk i plotësojnë.“Konsulenti/ Kontraktori individual, është një specialit për një fushë specifike i angazhuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) në rolin e një këshilluesi”, thuhet në udhëzimin e bërë nga KRPP për institucionet.Por, në rregulloren e Prokurimit të Shërbimeve të Veçanta si dhe Ligjit për Zyrtarët Publik, thuhet se në procedurë e tillë mund të përdorët për punësimin e personave me profile që nuk i kanë institucionet.Sipas kësaj rregulloreje, shërbimet konsulente individuale, mund të ofertojnë personat fizik nga të cilët nuk mund të kërkohet që të kenë biznes të regjistruar, por personi fizik duhet të regjistrohet në platformën e prokurimit elektronik si Operator Ekonomik – person fizik.Gjithashtu Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik përmes një dokumenti që ka nxjerrë në fillim të muajin shkurt, jep vërejtje për institucionet që po e shfrytëzojnë këtë formë të punësimit të punëtorëve të profileve të ndryshme.KRPP po ashtu përsëri ka dhënë sqarim për kategorinë e punëtorëve të cilët mund të punësohen me një procedurë të tillë.KRPP ka nënvizuar nenin 3 të Rregullores së Prokurimit Publik të Shërbimeve të Veçanta i cili thotë se me këtë formë institucionet duhet të punësojnë specialist të një fushe të caktuar.“Kohëve të fundit është bërë fenomen përdorimi i procedurës së prokurimit për shërbime të veçanta (Konsulent/Kontraktorë individual) për një numër të madh të profileve të ndryshme për punësimin e punëtorëve. Kjo është në kundërshtim me nenin 3 të Rregullave për Prokurim të shërbimeve të veçanta i cili thotë: Këto rregulla aplikohen vetëm për prokurimin e Shërbimeve të Veçanta të cila mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik. Shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit, janë shërbime profesionale për të cilat AK ka nevojë por që nuk i plotëson kërkesat me stafin që ka. Konsulenti/ Kontraktori individual është një specialit për një fushës specifike i angazhuar nga AK në rolin e një këshilluesi”, thuhet në dokumentin e KRPP.

Edhe në dosjen e tenderit të hapur nga Komuna e Prizrenit, thuhet se ky tender është hapur për shkak se komuna nuk i plotëson kërkesat me stafin ekzistues.

“Shërbimet e veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave të rekrutimit janë shërbime profesionale për të cilat Komuna e Prizrenit, ka nevojë por që nuk i plotëson kërkesat me stafin ekzistues”, thuhet në dosjen e tenderit të Komunës së Prizrenit.

Sipas njoftimit për kontratë, kjo komunë ka planifikuar të shpenzojë 480 mijë e 957 euro në kohëzgjatje prej dy vjetësh.

Komuna e Prizrenit po planifikon të punësojë: 6 konsulentë juridik, 5 konsulentë financier, 9 konsulentë për futjen e të dhënave në sistemin elektronik, 2 konsulentë për informim, marrëdhënie me publikun, çështje ekonomike dhe arsimore, 1 konsulent për komunikacion, 9 konsulentë për ndërtimtari, 9 konsulentë arkitekt, 3 konsulent të elektroteknikës, 2 konsulent për gjeodezi, 1 konsulent për mjedis dhe ekologji.

Për LOT 1,2,3,4,5,6, (Konsulent për çështje juridike) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti Juridik me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 7,8,9,10,11, (Konsulent për të hyra financiare – ekonomist) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti  Ekonomik me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 12,13,14,15,16,17,18,19,20, (Konsulent për futjen e të dhënave në sistemin elektronik) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 21,22, (Konsulent për informim, marrëdhënie me publikun, çështje ekonomike dhe arsimore) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Edukimit (Duhet të ketë referenca për përvojën e punës për Informim të Publikut në Institucionet Shtetërore);

Për LOT 23, (Konsulent për komunikacion) komuna ka kërkuar Diplomë post-universitare (master), Fakulteti Inxhinierisë Mekanike, Drejtimi Komunikacion Rrugor, me minimum 5 vjet përvojë pune profesionale në projekte kapitale;

Për LOT 24,25,26,27,28,29,30,31,32 (Konsulent për ndërtimtari) komuna ka kërkuar Diplomë universitare Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 33,34,35,36,37,38,39,40,41, (Konsulent për Arkitekturë) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti i Arkitekturës me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 42,43,44, (Konsulent për elektroteknikë) komuna ka kërkuar Diplomë Universitare Fakulteti i Inxhinierisë së Elektroteknikës dhe Elektroenergjetikës me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore);

Për LOT 45,46, (Konsulent për gjeodezi) komuna ka kërkuar Diplomë universitare Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore – Gjeodezi me minimum 1 vit përvojë pune profesionale (Preferohet përvoja në fushën e Legalizimit apo në Institucionet shtetërore).

Për LOT 47, (Konsulent për mjedis dhe ekologji) komuna ka kërkuar Diplomë universitare Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Fakulteti i Shkencave Mjedisore. Duhet të ketë referenca për përvojën e punës për në fushën e Mjedisit dhe Ekologjisë). KALLXO.com ka kontaktuar disa herë Komunën e Prizrenit në lidhje me këtë tende, por të njëjtit, ndonëse disa herë kishin deklaruar se do të kthenin përgjigje, deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë dhënë informacionet e kërkuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *