Komuna e Prizrenit ka filluar projektin për saktësimin e adresave të qytetarëve
Komuna e Prizrenit gjegjësisht Drejtoria e Administratës sipas drejtorit Edin Shehu, pas një nevojë emergjente që të saktësohet adresa e secilit qytetarë, pasi që për fat të keq jo rrallë qytetarët po i kanë nga dy e tri adresa të ndryshme. Komuna gjegjësisht drejtoria e administratës ka filluar projektin bashkë me Agjensionin Kadastral që bashkërisht, ta saktësojë adresën e banimit për secilin banorë të Prizrenit. Kjo në fakt do ta lehtësojë edhe mundësinë e rasteve të nevojave të ndryshme. Kjo ka filluar brenda këtij muaji dhe interesimi i qytetarëve për ët saktësuar adresën e banimit është i kënaqshëm janë mbi 300 qytetarë që e kanë kryer formalitetin saktësimit të adresës. Drejtori Edin Shehu me këtë rast apelin tek qytetarët që të vijë ta kryerjen këtë shërbim administrativë sepse është falas dhe pastaj futen në data-bazat zyrtare të administratës Mesazhi i drejtorit Shehu është ejani mos hezitoni saktësoni adresën e banimit sepse është në shërbim të vetë qytetarëve adresimi i sakët i një adrese. /www.QendraPress,com/