Komuna e Prizrenit nderoi me mirënjohje Hysnije dhe Qemajl Hisari arkitekt të dalluar

0

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher  Haskuka,  në orët  e pasdites , së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Beni Kizolli dhe pjesëmarrjen e kryetarit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Masar Dushi, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Arkitekturës, u njoftuan me arkitektët dhe inxhinierët e rinj të komunës sonë.

‘’Ishte kënaqësi e veçantë që në këtë ditë të rëndësishme të ndaj mirënjohje për arkitektët veteranë të Prizrenit, Hysnije dhe Qemajl Hisari, për veprën e tyre projektuese për rindërtimin e urës së gurit, që ishte shkatërruar nga vërshimet e vitit 1979.

Duke e ditur rolin dhe rëndësinë e këtij profesioni, qeverisja jonë do të mbetet e përkushtuar që duke e ndërtuar Prizrenin modern, të mbrojë të kaluarën unike të Prizrenit përmes ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Andaj, bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët e rinj të cilët kanë ide të etura për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm, është i pashmangshëm.

Ju përgëzoj për ditën tuaj profesionale dhe uroj që gjatë karrierës suaj të krijoni vlera që mbesin trashëgimi të qytetit.’’ Shkruan ai/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *